USEUCOM Commander’s message to the force on extremism in the ranks: https://go.usa.gov/xs23e
U.S. Naval Forces Europe-Africa/U.S. Sixth Fleet
U.S. Air Forces in Europe and Air Forces Africa
U.S. Marine Forces Europe and Africa
U.S. Special Operations Command Europe
Memorandum për personelin e USEUCOM.
14 Shkurt 2021
Tema: Dënimi i ekstremizmit në hierarkinë ushtarake
Forca e USEUCOM shtrihet brenda popullit tonë. Ne kemi një trupë të mrekullueshme të ushtarëve, marinarëve, pilotëve, marinsave, policëve, detarëve dhe civilëve që mbrojnë cdo ditë lirinë dhe demokracinë në zonën Euro-Atlantike.
Secili prej nesh që shërben në uniformë, ka është betuar të mbështesë dhe mbrojë Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Ky betim, është detyrimi unë solemn, një që na lidh së bashku në kauzën e përbashkët.
Pikëpamje dhe veprimet ekstremiste mund të shkatërrojnë besimin brenda radhëve tona, gjithashtu rrezikojnë të gjithë respektin dhe dashurinë që kemi për njëri-tjetrin.
Ideologjitë ekstremiste nuk ka vend në ekipin ose hierakinë e gradave tona. Cdo anëtar i USEUCOM, duhet të luajë rolin e tij për eliminimin e ekstremizmit në shoqërinë tonë ushtarake dhe të sigurojë, që Forcat tona të Armatosura, të mbeten një ekip i ndërtuar mbi respektin reciprok, të lirë nga ngacmimi dhe diskriminimi i ideologjive të dhunshme.
Ne duhet ta trajtojmë njëri tjetrin me dinjitet dhe respekt…në të gjitha kohërat!
Në përputhje me udhëzimin e Sekretarit të Mbrojtjes, që të organizojë një “dalje nga gjendja e alarmit”, duke adresuar ekstremizmin si shqetësim, personeli I USEUCOM, do të përfundojë daljen nga kjo situate, jo më vonë se 26 Marsi 2021.
Ushtarakët dhe personeli civil, do ti binden udhëzimeve të daljes nga gjendja e alarmit, e dhënë nga shërbimi i tyre respektiv. Njësitë e përbashkëta ose ata pa udhëzim shërbimi do të zbatojnë rregullat që vijojnë; -Fokusi mbi (1) kuptimi i betimit, (2) përshkrimi i sjelljes së palejuar, dhe (3) procedurat për raportimin e sjelljeve ekstremiste të dyshuara. Të gjithë ushtarakët tanë duhet të reflektojnë mbi bazën e shqetësimeve të vërejtura. Ti dëgjojnë me kujdes shqetësimet, eksperiencat dhe idetë, që sjell ekipi jonë kolektiv për këtë cështje tepër të rëndësishme.
Falemnderit për zotimin dhe përmbushjen e misionit tonë në sigurimin e paqes për kombin, aleatët dhe partnerët tanë.
TOD D. WOLTERS
Gjeneral,
Forca Ajrore e SHBA.
Gjeneralin do e kemi mik ne Shqipëri gjatë stërvitjes “DEFENDER EUROPE 2021”.
Shënim: Ky memorandum është i vlefshëm për cdo person, ushtarak ose civil që shërben në uniformë. Duhet të nxjerrim mësime dhe ne, nqs kemi raste të tilla.
Përktheu: Shefqet&Herion Kërcelli





