Zyra e MEK në Paris në një deklaratë për mediatm, mohon informacionin e publikuar nga hakerat iranianë, sipas të cilëve, kryeministri Rama u ka dhënë muxhahedinëve të MEK në Durrës tokë, strehim, ushqim dhe karburant falas.
Sipas MEK, “Toka, strehimi, ushqimi, karburanti dhe shpenzime të tjera të Muxhahedinëve në Shqipëri sigurohen tërësisht nga mbështetësit e tyre, në Iran, Europë dhe në Amerikë, dhe ata nuk kanë marrë asnjë euro të vetme nga qeveria dhe institucionet shqiptare.”
DEKLARATA E PLOTË
“Zyra e Muxhahedinëve të Popullit në Prais – 28 tetor 2022
Policia sekrete dhe famëkeqe e diktaturës fetare që sundon Iranin dhe hakerat e saj mercenarë nën titullin “homeland justice” (drejtësi për atdheun) duan ta ndotin marrëdhënien e popullit dhe qeverisë së Shqipërisë me refugjatët iranianë duke përhapur gënjeshtra dhe shpifje.
Toka, strehimi, ushqimi, karburanti dhe shpenzime të tjera të Muxhahedinëve në Shqipëri sigurohen tërësisht nga mbështetësit e tyre, në Iran, Europë dhe në Amerikë, dhe ata nuk kanë marrë asnjë euro të vetme nga qeveria dhe institucionet shqiptare.
OKB dhe SHBA e dinë që Muxhahedinët i kanë paguar vetë shpenzimet e tyre që kur kanë ardhur në Shqipëri.
Behzad Naziri
Zyra e MEK -Paris”