Organizata Botërore e Shëndetësisë nëpërmjet zyrës së saj në Tiranë ka dhuruar një sasi mjetesh mbrojtëse ndaj COVID-19 për stafet mjekësore shqiptare.

Pakot me mjete mbrojtëse janë dorëzuar te Ministria e Shëndetësisë teksa në ceremoni ka qenë e pranishme zv.ministrja Mira Rakacolli.

“OBSH nëpërmjet zyrës së saj në Shqipëri ka vijuar mbështetjen për #MSHMS me dhurimin e një sasie të mjeteve të mbrojtjes personale për stafet mjekësore që janë në përballje me #COVID19. Në ceremoninë e dorëzimit të mjeteve të mbrojtjes personale mori pjesë Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe përfaqësues të zyrës së OBSH për Shqipërinë.”, shkruhet në postimin në Facebook.