Nuk ia doli të kualifikonte dot Kilin në Botëror, por pavarësisht kësaj Juan Antonio Pizzi do të jetë pjesë e Kupës së Botës që do të zhvillohet verën e ardhshme në Rusi.
Trajneri argjentinas është zyrtarisht numri 1 i stolit të Arabisë Saudite pasi drejtuesit e federatës së vendit nga Lindja e Mesme ia kanë besuar Pizzit drejtimin e skuadrës në Botëror.
Ish-trajneri i Kilit pason në këtë post bashkëkombasin e tij Edgardo Bauza i cili në mënyrë të çuditshme u shkarkua nga detyra pas humbjeve në dy miqësoret ndaj Portugalisë dhe Bullgarisë. Bauza te Arabia Saudite kishte pasuar një tjetër emër të madh pikërisht holandezin Bert Van Marwijk.





