Lojtari i Chelsea-t, njëkohësisht dhe i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, është huazuar te një ekip tjetër londinez, Fulham.
Broja do të huazohet deri në fund të sezonit aktual, duke ditur që synimi i tij është t’i jepen sa më shumë minuta, pasi ai dëshiron të jetë pjesë e ekipit që do të luajë në Euro 2024.
Ekipi i Fulham ka fituar garën kundër Wolves dhe Milanit, të cilat gjithashtu këmbëngulën për të marrë shërbimet e shqiptarit.
Në këtë huazim, Chelsea do të përfitojë 4 milionë paund.





