Flamurtari Football Club ka zyrtarizuar Artim Polozhanin si trajnerin e ri të skuadrës.
Në stafin teknik do të vijojnë të jenë Andi Ribaj dhe Lejdi Licaj në rolin e zv.trajnerëve, ndërsa për përgatitjen e portierëve do të kujdesen Luan Birçe dhe Erion Dine.
Klubi kuqezi i ka uruar mirëseardhjen stafit të ri, teksa ekipi synon objektiva të rëndësishëm për sezonin në vazhdim.