Besa ka shkarkuar trajnerin Mirel Josa. Klubi kavajas njoftoi këtë të Mërkurë shkarkimin e teknikut 61-vjeçar.

Vendi i tretë me 38 pikë në 17 javë në Kategorinë e Parë, duket se nuk është pritur mirë nga drejtuesit, të cilët me investimet e bëra në verë, synojnë rikthimin në elitë.

Besa e nisi sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, me disa fitore radhazi, por pësoi një rënie në javët e fundit. Disfata e fundit ndaj Apolonisë, ka bërë që të merret vendimi për shkarkimin e teknikut të njohur. 

Tani pritet të mësohet se kush do të marrë drejtimin e kavajasve, të cilët janë në vendin e tretë në klasifikimin e Kategorisë së Parë dhe shihen si një prej ekipeve pretendente për ngjitjen direkte