Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka, Ogerta Manastirliu dhe Eduard Shalsi janë 4 emrat e rinj të qeverisë që do të zëvendësojnë Saimir Tahirin, Blendi Klosin, Ilir Beqajn dhe Bledi Çuçin.

Ministrat e rinj

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm në vend të Saimir Tahirit

Olta Xhaçka, ministre e Mirëqenies Sociale në vend të Blendi Klosit

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë në vend të Ilir Beqajt

Eduart Shalsi, ministër i Shtetit i Çështjeve Vendore në vend të Bledi Çuçit

Ditën e djeshme janë shkarkuar nga postet ministrore Blendi Klosi, Ilir Beqaj, dhe Bledi Çuçi, ndërsa të shtunën është shkarkuar nga detyra ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Saimir Tahiri është drejtues i PS-së në Qarkun Tiranë; Blendi Klosi, drejtues i PS në Qarkun Berat; Ilir Beqja, drejtues i PS në Qarkun Kukës dhe Bledi Çuçi, Drejtues i PS në Qarkun Gjirokastër. Sipas kryeministrit Rama, të katër këta ministra janë parë më të domosdoshëm në fushatën zgjedhore sesa si ministra, ndaj do të largohen nga detyra në kabinetin “Rama”.