Prokuroria Themelore Publike njofton se deri në këtë moment janë identifikuar dy persona të përfshirë në sulmin e deputetit Ziadin Sela, gjatë ngjarjeve në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill.
Nga argumentet e grumbulluara deri tani vlerësohet se ekziston dyshimi i bazuar se këta dy persona, së bashku me persona të tjerë, të cilët akoma nuk janë identifikuar, kanë kryer veprën "Vrasje", nga neni 123 paragrafi 1, lidhur me nenin 22 dhe nenin 19 të Kodit Penal të Maqedonisë. /INA