Është zyrtare! Lija e majmunit “mbërrin” në Greqi, konfirmohet rasti i parë.
I infektuari, së fundmi kishte shkuar në Portugali dhe tashmë po trajtohet në spitalin “Andreas Syggros”.
Sipas mediave greke, ai është shtruar në spital ku po trajtohet, ndërsa bëhet me dije se gjendja e tij është stabile.
Deri më 7 qershor, janë raportuar gjithsej 577 raste me lisë në 18 vende evropiane, si dhe 437 raste në 10 vende jashtë Evropës. Sipas të dhënave epidemiologjike të disponueshme deri më tani, rreziku për popullatën e përgjithshme është ende i ulët, pasi sëmundja është zakonisht e lehtë dhe vetëkufizuese dhe ka transmetueshmëri të ulët.
Lija e majmunit është një virus që e ka origjinën tek kafshët e egra, si brejtësit dhe primatët, dhe që ndonjëherë kalon edhe tek njerëzit.





