Diego Armando Maradona mund të ishte kthyer te Napoli. Një shtrëngim duarsh me padronin Aurelio De Laurentiis për të përforcuar atë dashur të lindur nga koha kur ishte futbollist në vitin 1984 e të vijuar deri më 1991. Pasi përfitoi shtetësinë e nderit, dikush te Maradona shpresonte. Propozimi: një rol prej ambasadori i të kaltërve nëpër botë. Por, krejt ndryshe, në vetëm pak ditë, gjithçka ka ndryshuar. Dhe sërish në mes është Kina e topit të futbollit.
Diego fluturon në Lindjen e Largët, për të bërë promovuesin e një futbolli ende të panjohur. Në të vërtetë flitej prej disa ditësh: “Maradona është gati të shkojë në Kinë”. Avokati i Diez ka punuar në hije mbi bazat e një oferte milionare. Pibe u përgjigj: Po, duke i thënë mirupafshim Napolit. Do të ketë një rol praktikisht diplomatik. Të mësojë dhe promovojë futbollin në vendin kur tashmë prej disa vitesh është investuar shumë në nivelin e të rinjve, në shkollat e futbollit dhe mbi të gjitha në kampionë të mëdhenj që sot luajnë në Super Ligën kineze. Lajmi është publikuar nga vetë Maradona nëpërmjet profilit të tij zyrtar në “Facebook”. Ish-futbollisti dhe trajneri i Argjentinës, nëpërmjet njoftimit të tij bën edhe falenderimet e rastit, për zonjën Tanq Quinghui, presidente e Menaxhimit të markës internacionale të Maradonës në Pekin. Po Napoli? Do të mbetet dashuria e një jete, por për momentin asnjë rikthim, as si një njeri imazh.