Ka përfunduar pas 12 viteve aventura e Marek Hamsik me Napolin. Futbollisti sllovak do te transferohet në Kinë te skuadra Dalian, ku do të përfitojë 9 milionë euro neto në sezon për tre vitet e ardhshme.
Në arkat e Napolit do të kalojnë 5 milionë euro menjëherë dhe 15 të tjera vitin e ardhshëm.Zyrtarizimi u bë nga avokati Mattia Grassani, përfaqësues ligjor i Napolit. “Hamsik është një lojtar i Dalian nga ora 20:30 e mbrëmjes.”
Pas një një stopimi disaditor, telenovelës “Hamsik” i erdhi fundi. Sllovaku, që aktualisht ndodhet në vendlindjen e tij, qytetin Banska Bystrica, do të udhëtojë drej Kinës këtë të enjte. De Laurentiis ia dha lejekalimin vetëm pasi mori garanci nga banka kineze për paratë që do të përfitojë nga klubi i vendin aziatik.





