Alessandro Bastoni po përjeton një moment magjik, më të rëndësishmin në karrierën e tij, pasi mbrojtësi i Interit është shndërruar në një lojtarët më të mirë në qarkullim në rolin e tij. Imapkti i Bastonit tek Inter është jashtëzakonisht i madh, për Inzaghin është thjesht i pazëvendësueshëm.
Bastoni e ka dërguar paraqitjen e tij në një tjetër nivel, kjo reflektohet edhe te shifrat pasi sipas “Trasfermarkt”, sot për sot, futbollisti “azzurr” është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë. Kartoni i tij vlerësohet nga faqja e specializuar për statistikat me 80 milionë euro.

Bastoni ndan vendin e parë me mbrojtësin e Arsenal, Saliba. Arsenal ka në dispozicion një tjetër mbrojtës top, Gabriel, me brazilian që vlerësohet me 75 milionë euro. Në vendin e katërt renditet mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi i cili vlerësohet me 70 milionë euro.
Pavarësisht se bëhet fjalë për shifra shumë të larta për një mbrojtës, Bastoni është ende larg rekordit të Virgil Van Dijk. Në vitin 2019, holandezi i Liverpool vlerësohej me 100 milionë euro.