Kuvendi i Shqipërisë ka deklaruar sot se është regjistruar kandidati i parë për kryeprokuror të përkohshëm të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për kryetarin e Prokurorisë së Apelit në Durrës, Ferdinand Elezi. Ai është regjistruar zyrtarisht si kandidat për t'i zënë vendin përkohësisht Adriatik Llallës.
Sot, kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja theksoi se aplikimet vazhdojnë deri nesër në orën 18:00.
Pas dorëzimit të kandidaturave dhe mbylljes së afatit, faza pasuese është seanca dëgjimore me ta në Kuvend dhe më tej votimi i thjeshtë në Parlament.





