Jose Mourinho shkarkohet prej detyrës së trajnerit. Chelsea i ka ndërprerë marrëdhëniet me trajnerin e njohur portugez, Jose Mourinho.
Kjo erdhi pas një sezoni shumë të dobët të Bluve në Ligën Premier.
Londinezët janë vetëm një pikë poshtë zonës së rënies dhe humbja nga Leicester City të hënën i ka vështirësuar punët e klubit. Atë pritet ta zëvendësoj trajneri, Juande Ramos, i cili tashmë gjendet në Londër.