6dhjetor 2015 – Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim këngëtarin Stine pas incidentit në Kënga Magjike. Dy këngëtarët e njohur Flori dhe Stine u përfshinë në një konflikt fizik disa minuta pas përfundimit të spektaklit Kënga Magjike 2015. Nga burimet mësohet se Stine ka goditur Flori Mumajesin me shishe, duke e gjakosur. Incidenti ndodhi pasi Mumajesi kishte dalë nga Pallati i Kongreseve dhe Stine i shkoi nga pas dhe e goditi. Shkak ka qenë një zemërim i Stine i cili nuk u vlerësua me pikë nga Flori.

Ky i fundit është mjekuar dhe ndodhet në shtëpi në gjendje të mirë. Fillimisht u deklaruar se Stine u shoqërua në polici, por pak çaste më parë policia e Tiranës deklaroi se është shpallur në kërkim Ernest Duka (Stine) 34 vjeç. “Ai ka goditur për motive të dobëta, me sende të forta, shtetasin Florian Mumajesi, 33 vjeç, banues në Tiranë”, bëri të ditur policia. Nëse akuza për “plagosje të lehtë me dashje” provohet, këngëtari mund të dënohet nga gjobë deri në 1 vit burg.

/portali DurrësLajm/