SHBA – Kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me jashtë tha se Kongresi mban disa përgjegjësi për gabimet që çuan në sulmin vdekjeprurës të 11 shtatorit në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë.
Senatori John Kerry tha se ngërçi politik e pengoi kongresin të bënte financime dhe autorizime të duhura. Departamenti i Shtetit kishte thënë se i mungonin fondet për të shtuar sigurinë.
Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka dhënë dorëheqjen dhe tre punonjës të tjerë janë nxjerr në leje pasi një panel i pavarur arriti në përfundimin se siguria në misionin amerikan në Bengazi, Libi, ishte "tejet të papërshtatshme" në kohën e sulmit vdekjeprurës të 11shtatorit.
Eric Boswell dha dorëheqjen dje si ndihmës sekretar për sigurinë diplomatike.
Komisioni arriti në përfundimit se “mungesa e menaxhimit” brenda dy byrove të Departamentit të Shtetit çoi në dështimin e mbrojtjes së konsullatës.
Katër amerikanë u vranë në sulmin e Bengazit përfshijnë Ambasadorin Christopher Stephens. Ai ishte i pari ambasador amerikan i vrarë në krye të detyrës që nga viti 1988.