Pas largimit të Diego Longos, Teuta ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Durrsakët kanë firmosur me Edi Martinin, teksa lajmi është bërë publik në rrjetet sociale.
Martini është një emër mjaft i njohur për “Djemtë e Detit”, pasi e ka drejtuar disa herë edhe më përpara këtë skuadër.
“Timonieri” ka punë mjaft të vështirë përpara, ku do i duhet të rikthejë ekipin në garë për të qenë mes të mirave.
Herën e parë, ai udhëhoqi skuadrën në 33 ndeshje, pa marrë rezultate të mira.
48-vjeçari i lindur në Shkodër, në aventurën e dytë që pati në krye të klubit, në 90 ndeshje, ekipi mori mesatarisht 1.76 pikë për ndeshje. Eksperienca e radhës nuk shkoi mirë, pasi bashkëpunimi zgjati vetëm katër ndeshje.
Në herën e katërt, Martini qëndroi në stol për 30 ndeshje, me ekipin që mori 1.60 pikë mesatarisht për çdo sfidë.
“Sot në ambientin e stadiumit “Niko Dovana” KF Teuta ka arritur marrëveshje me trajnerin Edi Martini.
KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë” – Shkruan klubi.