Zyrtarët e lartë të sigurisë në Rusi kanë nisur një fushatë sensibilizuese për trupat e tyre ushtarake, duke i kërkuar që të mos përdorin TikTok-un.
Ndërsa frika rritet për një pushtim të Ukrainës, ushtria ruse publikoi postera të një ushtari rus duke thënë “Nyet -“Jo” – telefonit me një logo të aplikacionit “TikTok” mbi të.
Fushata e ditëve moderne me posterat “muret kanë veshë” nisi gjatë kohës së luftës që paralajmëronin britanikët kundër bisedave të pakujdesshme që mund të kushtonin jetë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sipas kryeministrit britanik, Boris Johnson, “faktet tregojnë se Rusia po planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945”.
Sipas tij të gjitha shenjat janë se plani tashmë ka filluar. Johnson thekson se sipas informacioneve të inteligjencës britanike, Rusia synon të nisë një pushtim që do të rrethojë kryeqytetin ukrainas Kievin.





