Austria njoftoi të mërkurën se ka ndaluar përdorimin e platformës së mediave sociale TikTok në telefonat zyrtarë, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Ministri i Brendshëm, Gerhard Karner tha për mediat se vendimi ishte marrë në përputhje me rekomandimet e Komitetit të ekspertëve të ngritur nga ministria në shkurt.
Duke theksuar se zyrtarët publikë mund të përdorin TikTok-un në pajisjet e tyre personale, Karner deklaroi se përdorimi i këtij aplikacioni në telefonat celularë zyrtarë në nivel federal është i ndaluar dhe se aplikacioni në fjalë është kinez, gjë që ngre shqetësime të ndryshme për sigurinë e informacionit dhe të dhënave, raporton Anadolu.
Njëjtë sikur qeveria federale, shteti i Austrisë së Epërme ka ndaluar gjithashtu përdorimin e TikTok-ut në telefonat celularë të korporatave të punonjësve të tij për arsye të ngjashme.
Shumë vende në Evropë dhe SHBA kanë ndaluar tashmë platformën kineze të mediave sociale në pajisjet zyrtare që u përkasin punonjësve publikë.