Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Jim O’Brien, ka përgëzuar SPAK për punën e bërë. Krah fotos me kreun e këtij institucioni, Altin Dumanit dhe Yuri Kim, ndihmës Sekretari i Shtetit thotë se është mbreslënëse të shohësh se si reforma në drejtësi po jep rezultate dhe po tregon se askush nuk është mbi ligjin.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin fuqishëm reformën në drejtësi, e cila është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“I kënaqur që takova shefin e SPAK-ut, Altin Dumanin. Është mbresëlënëse të shohësh reformën në drejtësi që jep rezultate reale për popullin shqiptar, duke treguar me veprime se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, e cila është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, shkruan ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë.

Zyrtarët e Lartë të SPAK me në krye drejtuesin, Altin Dumani ditë më parë udhëtuan drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Ata morën pjesë pjesë në një vizitë studimore në Uashington.