Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka pritur sot në një takim Sekretarin e Shtetit të Gjermanisë Christian Lange.

Gjatë fjalës së tij, Lange pohoi se në Bunderstagun gjerman po lobohet për një ‘Po’ për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Mes të tjerash sekretari i shtetit gjerman pohoi se ishte i impresionuar nga reforma në drejtësi, ndërsa shtoi se suksesi konfirmohet edhe nga ndërkombëtarët.

“Lobojmë në Bundestag për PO Shqipërisë. Jam i impresionuar nga reforma në drejtësi. Ndërkombëtarët konfirmojnë suksesin e reformave”, tha Christian Lange.

Më 18 tetor KE do të japë vendimin për vendin tonë, nëse do të çelen apo jo negociatat për anëtarësimin në BE.