Në një konferencë për shtyp pas takimit me kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha, Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në Bashkimin Europian, Christian Danielsson është shprehur kundër bojkotit të Parlamentit nga opozita, teksa tha se nuk është në qasjen e vendeve demokratike.

“Parlamenti është thelbësor, duhet që të luajë rolin e vet përgjegjësisht. Si rezultat, bojkoti i parlamentit është diçka që nuk është në përputhje me këtë qasje. Ddhe kjo nuk çon në dialogun kaq shumë të domosdoshëm në demokraci”, u shpreh zyrtari i BE.

Sipas tij, situatën aktuale politike në Shqipëri është një fatkeqësi për vendin dhe kjo do të pasqyrohet edhe në raportin e Komisionit Europian në muajin qershor për negociatat me BE-në.

“Është fatkeqësi që sot Shqipëria gjendet në kurth nga një pasiguri dhe mungesë stabiliteti politik. Sa i përket opozitës, kam theksuar që vendimni i anëtarëve të opozitës për të djegur në bllok mandatet minon në mënyrë serioze rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Parlamenti është shtyllë e shtetit, është motori i çdo demokracie. Duhet të jetë vendi ku dallimet politike diskutohen. Kjo është arsyeja që unë mendova se duhet ritheksuar ajo thirrje që ky bojkot i Kuvendit është kundërproduktiv. E drejta për të protestuar është element i rëndësishëm i shoqërisë demokratike. Është e rëndësishme që këto protesta të jenë të paqshme. Nxitja e dhunës është një shqetësim i madh për ne. Ftesa që kam bërë sot është për restauruar një mjedis politik”, u shpreh drejtori për Zgjerimin e BE.