13korrik 2015 – Kreu i Parlamentit Europian, Martin Shulz ka zgjedhur të relaksohet në qytetin e Durrësit. Pasi ka zhvilluar takime zyrtare me krerët e shtetit në Tiranë, në lidhje me reformën në drejtësi dhe prioritetet e integrimit, Shulz ka preferuar të shikojë Durrësin antik dhe modern.
Ai shoqërohej nga ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e kryebashkiaku Vangjush Dako në këtë vizitë joformale. Fillimisht Shulz ka ndaluar në muzeun arkeologjik e më pas ka zgjedhur që të lëvizë në këmbë në zonën e Vollgës. Zyrtari i BE-së nuk e ka pasur problem që të shëtisë mes shumë pushuesve dhe durrsakëve që bëjnë xhiron e mbrëmjes në këtë zonë. Ndalesa e fundit ka qenë “Sfinksi”, si pika fundore e shëtitores.
fotot nga shqiptarja.com
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





