Kriza politike në Shqipëri dhe rreziku rus në Ballkan kanë sjellë në Tiranë drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në DASH, David Kostelancik.
Në agjendë janë takime me liderët kryesorë të partive politike. Kështu mësohet se në oren 11:00 ai do të zhvillojë një takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin.
Në orën 14:00 do të ketë takim me kryedemokratin Lulzim Basha dhe një orë e gjysmë më pas, në 15:30 do të takohet me kryeraren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Zyrtari i lartë amerikan pritet që t’u përcjellë një mesazh të qartë drejtuesve të opozitës për uljen në dialog për të kapërcyer ngërçin, që mund të ndikojë edhe në vendimin për hapjen e negociatave në mes të tetorit.





