Përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Pernëndimor Gabriel Escobar, do të mbërrijë në Tiranë në datën 9 dhjetor për t’u takuar me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.
Kujojmë se kjo vizitë është dy ditë përpara mbledhjes së kuvendit të PD, të thirrur nga i shpalluri “non grada” i SHBA-ve, ish-kryeministri Sali Berisha.
Escobar në një reagim pak javë më parë i mëshoi faktit se korrupsioni në vendet e Ballkanit perëndimor do të vijojë të ketë sanksione nga SHBA.





