Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur paraditen e kësaj të enjteje në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion.

Edhe ende nuk ka një njoftim zyrtar për arsyen e paraqitjes së tij në SPAK kujtojmë se më 7 Mars të vitit të kaluar Partia Demokratike do të kallëzonte në Prokurorinë e Posaçme kreun e sapozgjedhur të Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memollën, me akuzën e shit-blerjes së votave.

Sipas akuzave nga PD-ja, Memolla ka qenë direkt i përfshirë në blerje votash.

Konkretisht, ai u akuzua se ka kërkuar nga punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të japin votat për të në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022.