Një zyrtar i moshës 50 vjeç, funksionar i lartë i Palazzo Chigi, u gjet i vdekur në Paris natën midis së dielës dhe të hënës, përtokë afër hotelit ku ishte duke qëndruar në Montmartre.
Lajmi është raportuar nga “Le Point”, sipas së cilës, zyrtari Massimo I., ishte në Paris nga 3 maji dhe ishte anëtar i shërbimeve sekrete.
Ai kishte një plagë me gjak nën mjekër dhe në vendin ku kishte ndërruar jetë u gjetën gjurmë të vjellash.
Massimo I. mbërriti të dielën nga Roma në aeroportin Roissy-Charles-de-Gaulle. Policia gjeti një çelës të sigurisë të koduar në dhomën e hotelit, një zarf që përmbante 85 kartëmonedha 20 euroshe, një çelës USB, një përshtatës kartash SD dhe një kartë SD.
Stacioni policor lokal dhe policia shkencore kryen kontrollet e para dhe prokuroria hapi një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Sipas burimeve të ambasadës italiane, kjo është një “vdekje për shkak të shkaqeve natyrore”.





