Itali, 1 maj 2014 – Një surprizë e pakëndshme për një 40-vjeçar italian, i cili zbuloi që partnerja e tij punonte si prostitutë në një “qendër masazhi”. 

Zyrtari italian nisi kërkimet në internet për të dashurën e tij, pasi kjo e fundit ishte larguar prej tij kohët e fundit. Ai dyshonte se mos ishte larguar në vendin e saj të origjinës, Rumani, por zbulimi që bëri në internet ishte krejt tjetër nga ajo çfarë ai kishte imagjinuar. Në një blog në internet, klientët e qendrës së masazhit bënin madje komente lidhur me aftësitë si “masazhiere” të 28 vjeçares rumune.

40-vjeçari italian ka denoncuar shtëpinë publike me pronarë kinezë, ku prostituohej 28-vjeçarja rumune në mënyrë ilegale. Në qendrën në fjalë punonte si prostitutë edhe një braziliane dhe një kineze. 

Pronarja e kësaj qendre lëshonte fatura normale për “masazhin” për të kamufluar biznesin e vërtetë. E gjitha është zbuluar kur një oficer policie u prezantua si klient dhe përfitoi “shërbimet” e qendrës. Mbi pronaren e qendrës rëndon akuza e shfrytëzimit për prostitucion.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/