Vetëizolohet në banesën e tij kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Lajmin e bën të ditur vetë Kurti, në një postim në Facebook, ku shkruan se një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane ka patur kontakt të ngushtë me një të infektuar.
“Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike.”, thotë Kurti ndërsa theskonse ka bërë testin e koronavirusit dhe pritet që të dalin rezultatet.
POSTIMI I PLOTË
Të dashur qytetarë,
Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.
Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE.
Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë.





