Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka rënë dakord për ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë, deklaron një zyrtar rus.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të punojnë për hartimin e një deklarate për Sirinë në ditët në vijim, thanë diplomatët amerikanë dhe rusë pas mbledhjes së trupit prej 15 anëtarësh, raporton BBC.

Ambasadori rus në OKB Vassily Nebenzia tha: “Këshilli, ishte pak a shumë i bashkuar për nevojën për të ruajtur integritetin territorial dhe unitetin e Sirisë, për të siguruar mbrojtjen e civilëve, për të siguruar që ndihma humanitare të vijë për popullatën në nevojë.”

Diplomatët thanë gjithashtu se nuk ka pasur diskutime për heqjen e HTS nga lista e sanksioneve.

Gjatë gjithë luftës civile të Sirisë, Rusia ofroi mbështetje diplomatike për presidentin e rrëzuar sirian Assad në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.