Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, do të marrë pjesë në konferencën dyditore ndërkombëtare “Paqja dhe zhvillimi i qëndrueshëm”, që mbahet, më 17 dhe 18 qershor, në Athinë të Greqisë.

Siç njofton Qeveria e Serbisë, Vuçeviç do të takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit, ai do të flasë në panelin “Perspektivat e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia e tyre për të ardhmen e Evropës. Jemi në një periudhë stagnimi apo ndërtimi të një vrull të ri?”

Në kuadër të vizitës së tij në Greqi, kryeministri i Serbisë nesër dhe të mërkurën më 19 qershor do të vizitojë manastirin e Hilandarit.