Një zyrtarë i lartë në Afganistan, Waheedullah Hashimi ka thënë për “Reuters” se vendi do të qeveriset nga këshilli taleban në pushtet, duke nënkuptuar se nuk do të ketë demokraci në shtetin e tyre.

“Ne nuk do të diskutojmë se çfarë lloj sistemi politik duhet të aplikojmë në Afganistan, sepse është e qartë. Është ligji i Sheriatit dhe kaq”, ka theksuar ai.

Gjithashtu ai tha se talebanët po planifikojnë për të krijuar një forcë të re kombëtare, ku përfshihen anëtarët e saj dhe ushtarë të qeverisë të gatshëm për t’u bashkuar.

Shumica e tyre janë trajnuar në Turqi, Gjermani dhe Angli. Kështu që ne do të flasim me ta për t’u kthyer në pozicionet e tyre. Sigurisht që do të kemi disa ndryshime, të kemi disa reforma në ushtri, por prapë ne kemi nevojë për to dhe do t’i thërrasim që të na bashkohen”, shtoi ai.