Shefi i ushtrisë koreanoveriore ka kërcënuar për të sulmuar me armë bërthamore Amerikën nesër, për të shënuar 64 – vjetorin e përfundimit të Luftës Koreane.
Raportimet në mediat e Koresë së Veriut parashikojnë një tjetër provokim të rëndë nga Kim Jong – un dhe ushtarët e tij besnikë të enjten, për të shënuar përvjetorin e armëpushimit historik.
Veriu e ka pagëzuar këtë datë si Dita e Fitores, për të festuar atë që pretendohet se ishte fitore ndaj SHBA gjatë konfliktit që shpërtheu nga vitit 1950 deri në 1953.
Kërcënimi më i fundit, siç raporton “The Sun”, erdhi nga Ministri i Forcave të Armatosura, Pak Yong – sik.
“Nëse armiqtë keqkuptojnë statusin tonë strategjik dhe i qëndrojnë opsionin se mund të ndërmarrin një sulm bërthamor ndaj nesh, ne do ta lëshojmë sulmin tonë bërthamor në zemër të Amerikës, si dënimin më të madh pa paralajmërim, apo njoftim paraprak”, tha Pak, sipas agjencisë së lajmeve KCNA.
Koreja e Veriut zakonisht i feston ngjarjet historike duke hedhur raketa apo akte të ngjashme agresive.
Testi i fundit i një rakete ishte më 4 Korrik, si “dhuratë” për Donald Trump, Ditën e Pavarësisë.