Ashtu si ishte parashikuar e shtuna ka nisur me mot të ftohtë. Gjatë natës ka pasur ulje të ndjeshme temperaturash, ndërkohë që në zonat e thella ka pasur edhe reshje dëbore.

Sipas “Meteoalb”, parashikohet që i ftohti që sapo nisi nuk do të mbajë gjatë. “Në mes të vjeshtës, një dimër shumë i shkurtër (e shtunë – e diel)”- thekson “Meteoalb”.

Ndërkohë që tetori do jetë vjeshtë tipike, mëngjese dhe net të freskëta ndërsa mesdita relativisht e ngrohtë.

E SHTUNË: Orët e para të ditës mbeten me vranësira e shira në pjesën më të madhe të vendit si dhe dëborë në zonat e thella Verilindore. Gjatë paradites vranësirat largohen gradualisht drejt Lindjes ndërsa ultësira perëndimore kthjellohet. Pasditja por kryesisht mbrëmja sjellin sërish kthjellime në territor. Era do të fryjë mesatare por shpeshherë e fortë, me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në det dallgë 4 – 5 ballë.

Temperaturat e ajrit pësojnë një rënie me 7 – 8°C në të dy vlerat ekstremale ditore të cilat do të luhaten nga -2°C në 19 – 20°C.

e shtune