Kryeministri më i ri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer po mban fjalimin e tij të parë, pak minuta pasi u emërua zyrtarisht në detyrë nga Mbreti.

Në një podium përpara turmave brohoritëse të stafit dhe mbështetësve të laburistëve, Sir Keir tha fillimisht: “Faleminderit”.

Kryeministri falënderoi edhe paraardhësin e tij Rishi Sunak, duke përshëndetur arritjen e tij si kryeministri i parë britaniko-aziatik i MB.

“Tani vendi ynë ka votuar me vendosmëri për ndryshimin, për rinovimin kombëtar dhe rikthimin e politikës në shërbimin publik”, thotë ai.

“Ne duhet të ecim përpara së bashku.” Ai shton se kjo “plagë, kjo mungesë besimi mund të shërohet vetëm me veprime – jo me fjalë – këtë e di”.

“Por ne mund të bëjmë një fillim sot,” thotë Sir Keir.