Miliani i Alegrit dhe Tares do të jetë i ri me kuptimin e plotë të fjalës. Kuqezinjtë po afrojnë emra të rinj në skuadër ndërsa paralelisht kanë bërë një spastrim të mirëfilltë gjatë verës mes shitjesh e  huazimesh.

Me veprimet e fundit në merkato sa u përket daljeve, ka shkuar në 20 numri i të larguarve nga Milani, pa llogaritur këtu përfundimet e huazimeve të Uoker, Zhoao Feliks e Sotil që u kthyen në klubet përkatëse në fund të sezonit.

Në vijim, është lista e plotë e largimeve të regjistruara nga Milani në këtë sezon:

PORTIERË

Lapo Nava (Kremoneze)

Marco Sportielo (Atalanta)

Devis Vaskez (prishje kontrate)

MBROJTËS

Alesandro Florenci (fund kontrate)

Teo Hernandez (Al Hilal)

Pierr Kalulu (Juventus)

Marco Pelegrino (Boka Zhuniors)

Emerson Rojal (Flamengo)

Malik Çau (Njukasëll)

Filipo Terraçiano (Kremoneze, huazim)

MESFUSHORË

Uarren Bondo (Kremoneze, huazim)

Khristian Komoto (Specia, huazim)

Tomaso Pobega (Bolonja, huazim me të drejtë dhe detyrim blerje)

Tizhani Reijnders (Mançester Siti)

Kevin Zeroli (Monza, huazim)

SULMUES

Françesko Kamarda (Leçe, huazim me të drejtë blerje dhe kundërklauzolë)

Luka Joviç (fund kontrate)

Lorenco Kolombo (Xhenoa, huazim me të drejtë dhe detyrim blerje)

Matia Liberali (Katanzaro)

Alvaro Morata (Komo)