Marrëdhënia e nisur rreth dy vite më parë e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços është zyrtarizuar.
Trashëgimtarja e “Top Channel”-it ka postuar në Instagram foton e unazës së propozimit, i cili duket se ka ndodhur natën e Vitit të Ri.
“Një vit i ri krejtësisht ndryshe. Po”, shkruan Sara, bashkangjitur fotos ku duket unaza me një gur që shkëlqen.
Lidhja e Sarës dhe Ledionit u bë publike gjatë verës së vitit 2014.





