Tre javë pas largimit të Roy Hodgson nga stoli i Kombëtares angleze, Federata (FA) emëroi trajnerin e ri. Ai është Sam Allardyce, ish-trajner i West Ham, Sunderland dhe Bolton.

“Jam shumë i nderuar që jam emëruar trajner i Anglisë dhe nuk e fsheh që e kam pasur ëndërr këtë”, tha ndër të tjera trajneri i ri i Anglisë.

“Për mendimin tim është maksimumi që mund të arrihet. Do bëj të pamundurën ti siguroj suksese Anglisë dhe tifozëve tanë”.