24 korrik 2015 – Drejtuesit e klubeve të Partizanit, Teutës dhe Frosinones, ekipit italian të  ngjitur këtë sezon në Serinë A italiane, në një konferencë të përbashkët shtypi në ambientet e klubit “Partizani” kanë zyrtarizuar organizimin e triangolares “Kupa Egnatia”.

Klubi i Partizanit si organizator i këtij turneu miqësor përfaqësohej në konferencën e shtypit nga drejtori i përgjithshëm Genc Tomori, ai i Teutës nga drejtori teknik Ilir Biturku dhe klubi italian i Frosinones nga zëdhënësi për shtyp i këtij klubi Domeniko Verdon. Tre skuadrat pjesëmarrëse do të përballen mes tyre mbrëmjen e 7 gushtit në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në tri ndeshje nga 45 minuta secila.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/