5 janar 2014- Disa mesazhe telefonike në numrin telefonik të psikologes Jorida Rustemi kanë dalë sot në shtyp. Per keto mesazhe Gjykata e Tiranës me vendim të datës 18 dhjetor 2013 e shpalli fajtor shtetasin Kreshnik Mehmetaj për akuzën “përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”. Ai u dënua me 6 muaj burg, por në të njëjtin vendim gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe e la atë të lirë me kusht për një periudhë dyvjeçare. Gjatë kësaj kohe ai duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës, si dhe nuk duhet të frekuentojë ambientet pranë banesës apo punës së psikologes Rustemi.

“Zyshe, o të hënksha zemrën. M’u bëre ferr. Herën tjetër do të të puth në mes të rrugës, se ndryshe nuk merr vesh ti. Ahh të vdes unë për ty, ishe bërë si 19 vjeçe. Më flisje dhe usa. Vetëm ruhu nga akrepat se mos të bezdisin. Më ke gjithmonë nga mbrapa se do na hapësh punë, do qëllojmë ndonjërin, mos u ekspozo shumë”,thuhet në një mesazh botuar nga e perditshmja Panorama.