Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, Këshilli Bashkiak i Hasit ka shpallur sot “Qytetar Nderi” ish-deputetin socialist Gafur Mazrekun, ndërsa të djathtët nuk morën pjesë në votim.

Mazreku është vlerësuar me motivacionin si ‘Personalitet me kontribut në pushtetin vendor’.

Kreu i Bashkisë së Hasit Adem Lala e cilësoi ish-deputetin si një nga figurat më të mira të Hasit dhe u shpreh se nuk e kupton pse duhet të debatohet figura e tij.

Gafur Mazreku qëlloi me pistoletë në vitin 1997 në Kuvendin e Shqipërisë Azem Hajdarin. Prej ditësh opozita ka dalë kundër këtij akti, që sipas tyre bëhet me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ndërsa e ka cilësuar këtë vendim si një vrasje të dytë për Azem Hajdarin.