Fenomeni i ndërtimeve pa leje, është mjaft i përhapur në vendin tonë, e sigurisht mbrapa nuk mbetet as Durrësi.

Pavarësisht përpjekjeve të institucioneve përgjegjëse për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, evidentimi i ndërtimeve pa leje ka qenë i pjesshëm dhe kjo ka bërë që banorët e ish-Kënetës t’i drejtohen Komunës.

Ka qenë vetë kryetari i njësisë administrative nr.6, që përfshin zonën e ish-Kënetës, Serjan Mazrreku, që ka njoftuar efektivët e policisë dhe punonjësit e INUK, të cilët kanë konstatuar katër objekte pa leje.

3 ndërtesa banimi dy katëshe dhe një ndërtesë njëkatëshe e projektuar për biznes, janë bllokuar ditën e sotme, pasi në to kryheshin punime pa plotësuar procedurat e nevojshme në institucionet përgjegjëse, për të ndërtuar.

Kyetari i Komunës, Serjan Mazrreku, iu bën thirrje banorëve që duan të bëjnë ndërtime të drejtohen pranë njësisë administrative nr.6 për t’u informuar rreth procedurave, për të cilat shprehet se tashmë ka lehtësira, në mënyrë që të pajisen me lejen e nevojshme pranë Bashkisë Durrës.

Ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat kryefamiljarët ndaj të cilëve do të ndiqen rrugët ligjore.