Dosja e Spillesë te gjyqtari që ka blerë tokë në atë plazh

Postuar: 22/02/2018 - 08:13

Gjyqtari i Kavajës, Luan Lusha që ka pranuar kërkesë e prokurorisë së rrethit për caktimin e masës së sigurisë ndaj 10 personave, mes tyre dhe biznesmenit Idlir Karkini, rezulton të jetë vetë një nga personat që administron sipërfaqe tokësore në plazhin e Spillesë.

Një burim i tha gazetës “Shqiptarja.com” se Lusha, dyshohet të ketë blerë një sipërfaqe toke në plazhin e Spillesë, nga persona të tjerë që kishin përfituar tokë nëpërmjet skemave të paligjshme. Kjo sipërfaqe toke, është blerë nga gjyqtari Luan Lusha dhe më pas, ky gjyqtar ka ndërtuar një bar-kafe-restorant. Gjithmonë sipas burimeve 2500 m2 fillimisht është përfituar nga Hekuran Kaja.

Më pas kjo pasuri ka pasur këtë historik tek Muharrem Kollcaku, Vesel Beu e më pas tek Mynyr Beu dhe Mynyr Beu, Agim Beu e duke vazhduar tek Manushaqe Gjoci. I fundi i përfituesve rezulton të jetë gjyqtari i gjykatës së Kavajës Luan Lusha.

Në datën 19 shkurt 2018 Lusha miratoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së arrestit ndaj 10 personave mes tyre, kryebashkiakut të Rrogozhinës Idajet Nuredini dhe biznesmenit Idlir Karkini dhe disa zyrtarëve të tjerë. Pavarësisht miratimit të kërkesës së akuzës, policia e shtetit ka ngritur dyshime të forta se informacioni për dekonspirimin e arrestimit të personave, ka dalë nga dyert e gjykatës së Kavajës.

Ja skema se si u bë pronar i poligonit Karkini

Zinxhiri i falsifikimit për të tjetërsuar bazën ushtarake të aviacionit përfshin ish-kryetarë të Komunës Kryevidh, regjistrues e noterë. Praktika është e njëjtë si edhe me formulën e përdorur edhe në parcelat e tjera me pisha. Banorë të zonës përzgjidheshin duke ju marrë dokumentin e identifikimit, regjistrohej toka e më pas firmosej tjetërsimi i saj. Në fshatin Stërbeg, 7 kilometra larg bazës ushtarake jeton 74-vjeçari Rrahman Qoshja.

Sipas dokumentacionit të sekuestruar nga prokuroria ai është pronari që ja ka shitur bazën ushtarake biznesmenit Idlir Karkini. Por, i moshuari nuk di asgjë, nuk e njeh Karkinin dhe ka mësuar që i përkiste poligoni i qitjes kur e kanë thirrur në prokurori. Rrahman Qoshja ra në kurthin e mashtrimeve tre vjet më parë, kur agronomi i zonës, Ilir Kaja i kërkoi kartën e identitetit për t’i regjistruar 900 metra tokë në fshatin Stërbeg.

Madje, Kaja që gjendet nën arrest në dosjen e parë të skandalit të Spillesë e ka çuar edhe tek noteri. “Kam hedhur firmën. Kam paguar 22 a 21 mijë lekë, por për tokën që kam këtu në fshat. Në Prokurori e mora vesh që isha pronar i poligonit. Jam habitur kur më ka thërritur Prokurori dhe i thashë që nuk e kam unë këtë tokë. Unë s’e kam dëgjuar dhe as e kam shitur. Nuk njoh asnjë person”, tregon Rrahmani. Prokuroria e Kavajës thotë se biznesmeni Karkini nëpërmjet shitjeve fiktive që ka bërë tek disa noterë, ka arritur të përvetësojë poligonin e qitjes me një sipërfaqe prej 9600 metra katrorë.

Sipas prokurorisë së Kavajës janë përdorur të dhënat e 180 banorëve të fshatrave Domen, Zhabjak, Spille, Kryevidh dhe Spanesh, të cilët pa patur dijeni janë bërë pronarë ranishteje dhe pyjesh, që më pas janë regjistruar si tokë arë dhe u janë shitur të tretëve. Por, situata duket më e rëndë në fshatin Shardushk, ku siç denoncojnë banorët një pjesë e tyre rezulton t’u kenë dhuruar kullotat e fshatit personave të panjohur prej tyre.

Vijim i operacionit që kapi 11 persona

“Në pronën Poligoni i Qitjes Rreth-Greth me numër pasurie 368 dhe numër parcele 3501 është konsatuar prerje pyjesh dhe pastrim i barishteve nga një grup punëtorësh. Këta punëtor janë sjellë nga shtetasi Idlir Karkini, i cili ka çertifikatë pronësie për këtë sipërfaqe toke në pyllin dhe rërën buzë detit”-thuhet në kërkesën që prokuroria bëri pranë gjykatës për caktimin e masave të sigurisë.

Sipas të njëjtës kërkesë, në mënyrë “të çuditshme” edhe pse “Ministria e Mbrojtjes kishte aplikuar 3 herë për regjistrimin e pronës së saj nga viti 2005-2007 ajo nuk i është regjistruar, ndërsa në vitin 2016 kjo pronë regjistrohet në favor të Idlir Karkinit”. Prokuroria dhe policia njoftuan se operacioni, të cilin kjo e fundit e ka pagëzuar “Ranishtja 2”, është vijim i atij të nëntorit të vitit që shkoi kur u arrestuan 11 persona të tjerë me të njëjtat akuza por për 36 hektarë në zona të tjera të Kavajës.

Në pranga atëherë përfunduan Fatos Kaja, ish-zyrtar i njësisë administrative Kryevidh që deri në maj 2017 mbante postin e nënprefektit të Tiranës si dhe dy ish-zyrtarët e së njëjtës komunë, Behgjet Pjeci dhe Dashnor Çullhaj, drejtori i ALUIZNI Kavajë, Altin Çoba dhe ish-shefi i Kadastrës, Nezir Leçini, Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë, Andi Gjeçi, jurist, ZVRPP, Kavajë, Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë, Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë, Enver Duqi, ish-drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kavajë dhe Seid Cikaleshi, ish drejtues i Hipotekës së Kavajës.

Prokuroria thotë se skema e tjetërsimin në të dy rastet është e ngjashme dhe përfshin po ashtu falsifikimin dhe fshehjen e dokumenteve të Këshillit të Qarkut Tiranë. Ndërkohë në hetimin e fundit janë përfshirë edhe ndërtimi i 27 lokaleve në të njëjtën zonë, që dyshohet se është bërë në shkelje të ligjit.Hetime të prokurorisë në Vlorë dhe Kavajë, kanë zbuluar tjetërsim të disa qindra hektarëve pronë publike kryesisht në bregdet, ndërsa pas këtyre hetimeve shteti e ka të vështirë të rimarrë në pronësi tokat e tjetërsuara, që dikur i përkisnin.

/Shqiptarja.com/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ditët e fundit moti ka qenë i paqëndrueshëm, ç’ka mund të ketë ndikuar edhe në prishjen e planeve.

   Njëri nga prokurorët që po heton përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike ku pretendohet të jetë protagonist, vëllai i Ministrit t

   Përveç pijeve alkoolike dhe ahengut, në lokalet e qytetit bregdetar të Durrësit, mundet të gjesh edhe prostituta.

   Krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri përmes një letre të përbashkët drejtuar Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit fra

   Në vijim të protestës ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar, sërish janë mbledhur artistë përpara godinës duke dhënë argumenta kundër këti

   Zjarrfikësit e Durrësit duket se do të përballen këtë verë me një situatë shumë të vështirë përsa i përket shuarjes së zjarreve.

   Zyra e Kryeministrit Edi Rama ka reaguar për shpalljen qytetar nderi të Gafur Mazrekurt nga Bashkia e Hasit, ndërsa distancohet nga ky

   Këtë vit, numri i parcelave të mbjella me kanabis të zbuluara nga policia numërohen me gishtat e dorës.

Në 5 muajt e parë të këtij viti në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 236 anije dhe 376 tragete, nga të cilat janë shkarkuar dhe

Tek sheshi i Sfinksit në Durrës kanë mundësinë të gjithë të apasionuarit të shikojnë ndeshjet e Botërorit që po mbahet në Rusi.