Njësia e Shqiponjave ka arrestuar 3 persona në flagrancë që tentuan të fusin drogë me dron në burgun e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në IEVP-në e Durrësit, teksa “DurrësLajm” ka siguruar pamjet e arrestimit të 3 autorëve.

Nuk dihet ende identiteti i tyre, pasi aksioni i policisë është në zhvillim e sipër.