Sherif Kallaku u shpall lojtari i ndeshjes Laçi-Teuta falë golit dhe asistit të dhuruar. Pas ndeshjes ai foli për premion personale që përmendi trajneri Edlir Tetova dhe për faktin që ishte i lumtur që është rikthyer në Durrës pasi ka dhe familjen.

“Duke iu referuar ndeshjes së kaluar Pedro ka marrë një premio personale nga trajneri Tetova, këtë ndeshje kisha dëshirë ta merrja unë, por nuk e realizova dot. Jam i lumtur që jam pjesë e Teutës, kam insistuar vetë të jem pjesë e këtij projekti edhe për faktin që familja ime është në Durrës. Jam shumë shumë i lumtur, besoj që kemi një ekip të mirë, edhe për ecurinë”, foli ai.