Teuta mori një fitore të çmuar në transfertë kundër Laçit dhe pas sfidës ka folur trajneri Edlir Tetova. Ai u shpreh i kënaqur me triumfin dhe lojtarët e tij si dhe zbuloi një detaj interesant brenda skuadrës për një premio personale.

“Patjetër konstatimi është i saktë, i kam kërkuar lojtarëve të jemi një kundër një sidomos pas tërheqjes, nuk më pëlqen të jemi shumë në mbrojtje, por janë gjëra që do provohen ndeshje pas ndeshje, dhe me Tiranën ishim ashtu por më shumë ofensivë. Djemtë kërkonin ndihmë poshtë, cilësia ishte e dobët, gabuan edhe lojtarët tanë dhe tyre, Laçi luajti futboll, jam i kënaqur me çunat e mi. Prisja një ndeshje edhe më të mirë nga të dyja skuadrat.

Kur merr një ekip të ri ka kurba, ka ndeshje të mira dhe të këqija, ajo që më pëlqen është se çunat janë bashkuar me mua, në një ditë të keqe terreni duhet të mbrosh portën. Patëm mundësi të shkonim 0-3, por s’mundëm, na ndihmoi edhe pritja e Bernardonit, dua të fus idenë time te lojtarët, janë jashtë 3 lojtarë, me pushimin e kombëtares të kemi pak më shumë kohë, që djemtë të futen në stërvitje, fokusi brenda 4 viteve është që lojtarët e akademisë të jenë kryesorë.

Unë sdua të zbuloj shumë te pjesa, ata kanë premio personale kur pasojnë topin, ka kritika nga ana ime, ka një stimul ekstra”, deklaroi Tetova.