Laçi u mposht nga Teuta me shifrat 1-3 në ndeshjen e javës së tretë të Abissnet Superiore. Të parët që kaluan në avantazh ishin durrsakët falë Kallakut i cili u tregua nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas 3 minutash lojë, Votlai dyfishoi shifrat dhe teksa Laçi kishte mundësinë të shkurtonte diferencën, Bernardoni i priti penalltinë Bibos. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën, Bibo shkurtoi diferencat me një supergol dhe në fund ai që vulosi sfidën ishte Pedro në të 89-ën.

Me këtë fitore Teuta pozicionohet në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa kurbinasit mbeten në vendin e tretë me 4 pikë.