Mënyra e çmendur dhe e frikshme se si udhëtohet në rrugët e Durrësit (FOTO)

Postuar: 22/07/2018 - 19:19

Këto pamje nuk kanë nevojë për shumë koment... Tre fëmijë të vegjël të futur në bagazhin e një “Benz”-i të tejmbushur, që lëviz ditën për diell, në një aks rrugor të frekuentuar si ai i Porto Romanos në Durrës!

Drejtuesi i automjetit, që me gjasë duhet të jetë babai apo një i afërm i këtyre fëmijëve, me papërgjegjshmëri të plotë ka gjetur si zgjidhje ‘ideale’ futjen e fëmijëve në bagazh, pasi brenda në mjet nuk kishte mjaftueshëm vend për ta!

Për të kaluar një ditë pushimi në plazh, papërgjegjshmëria e një momenti mund të kthehet në tragjedi, pasi fëmijët rrezikojnë jetën e tyre duke udhëtuar në këtë mënyrë të çuditshme e të frikshme.

Çudira të tilla mund të shohësh vetëm në rrugët shqiptare, ku në jo pak raste janë vërejtur persona që hipin sipër makinës apo dalin jashtë xhamave teksa mjeti është në lëvizje, duke mos menduar seriozisht për jetën e tyre.

Këto raste konstatohen në ato akse ku mungon kontrolli nga ana e autoriteteve përkatëse apo prania e uniformave blu, siç është dhe rruga “Aleksandër Goga” që të çon në Porto-Romano, apo dhe më tej deri në Bisht Pallë.

S.L.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Valbona Ndreu është nëna që mëngjesin e 8 gushtit kishte dalë me dy vogëlushet e saj, por që fatkeqësisht njërën prej tyre nuk e ka më.

Ambasadorja e Shqipërisë në Romë, Anila Bitrit në një lidhje telefonike për Ora News, tha se ka ndjekur me shqetësim ngjarjen dramatike n

   Shembja e urës ‘Morandi’ në Xhenova ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë.

   Mes personave që kanë përdorur sot urën Morandi në Genova, Itali ka qenë edhe avokati i njohur shqiptar Saimir Vishaj.

   Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kandidate për anëtare e Kësh

   Mijëra pushues janë dyndur drejt plazheve të Durrësit.

   OSHEE ka njoftuar sot se shumë zona të Tiranës do të kenë mungesë të energjisë elektrike, duke nisur që nga ora 09:00 e mëngjesit.

   Sipas Meteoalb, Shqipëria do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, kushte të cilat do të vijojnë deri në orët e pasd

   Plot 42 pasgoditje janë regjistruar nga Instituti i Gjeoshkencave që pas tërmetit me magnitudë 5.1 e shkallës rihter të ndodhur më dat

   Skenat e rënda të konfliktit të ditëve të fundit që u shënuan në terminalin e teageteve në Durrës si rezultat i vonesave të trageteve