Këto janë pamjet teksa rrëshqet Kodër Currila në Durrës, një nga zonat turistike më tërheqëse në qytetin bregdetar, e cila rrezikon të humbasë një pjesë të mirë të saj, për shkak të reshjeve të vazhdueshme.

Reshjet e shiut me intensitet të lartë që vazhdojnë pa pushim prej natës dhe orëve të para të mëngjesit, kanë provokuar rënien masive të dherave në drejtim të segmentit rrugor Univeristet-Currila, duke bllokuar rrugën, ndërsa qarkullimi i mjeteve ka devijuar vetëm në një korsi.

Kodër Vila prej disa vitesh vuan pasojat e erozionit pasi përbërja e saj argjilore ka sjellë shkarje dherash. Rehabilitimi i saj përfundimtar kërkon miliona euro dhe bashkia e Durrësit ka bërë me dije zyrtarisht se nuk mund të investojë në rehabilitim, por vetëm në mirëmbajtje.

Është e dhimbshme për të gjithë durrsakët teksa shohin që një ndër zonat më të preferuara të tyre, rrezikon seriozisht dëmtimin e saj të plotë.